AXHENDA/ Superiorja i lë vendin Kombëtares pas javës së 5-të
Superiorja do të ndalet për disa ditë pas përfundimit të javës së pestë të kampionatit, për t’i lënë vend angazhimeve të Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve. Java e pestë është planifi kuar të zhvillohet më 19 shtator, teksa do të jetë edhe java e fundit para një pushimi disa ditor.

Më pas kampionati do të hyjë në një periudhë pushimi për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueses kuqezi. Elita e futbollit shqiptar do të rikthehet në fushë më 11 tetor me javën e gjashtë, e cila rezervon menjëherë sfi dën më të shumëpritur të sezonit, derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.
Në të njëjtën javë do të luhen edhe ndeshjet të tjera interesante, si Vllaznia–Dinamo apo Teuta–Skënderbeu. Pushimi i kampionatit do t’u japë skuadrave mundësinë të rikuperojnë lojtarët dhe të përgatiten për një fazë të rëndësishme të sezonit, ndërsa disa prej tyre do të mungojnë për shkak të grumbullimit të futbollistëve me Kombëtaren shqiptare.
PANORAMASPORT.AL













