“Ka grupin dhe cilësinë për të bërë histori”, Suta: Elbasani e meriton kualifikimin, BATE nuk është e pakalueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 21:56

“Ka grupin dhe cilësinë për të bërë histori”, Suta: Elbasani e meriton kualifikimin, BATE nuk është e pakalueshme

Elbasani është vetëm 90 minuta larg një objektivi që do të kishte vlerë historike për klubin. Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë ndaj BATE Borisov ka lënë gjithçka të hapur për sfi dën e kthimit, ndërsa në kampin verdheblu besimi mbetet i lartë.

hq720

Për “Panorama Sport” ka folur ish-trajneri i Elbasanit, Anxhelo Suta, i cili vlerëson paraqitjen e skuadrës në ndeshjen e parë dhe shprehet optimist për shanset e kualifi kimit. Sipas tij, verdheblutë treguan personalitet përballë një kundërshtari me eksperiencë në Europë, ndërsa thekson se edhe afrimet e merkatos kanë dhënë sinjale shumë pozitive.

KUALIFIKIMI – Suta beson se Elbasani ka gjithçka për të synuar kalimin në raundin e dytë, pasi ajo që u pa në “Elbasan Arena” tregoi se diferencat mes dy skuadrave nuk janë të mëdha. “Unë e shoh plotësisht të mundur kualifi kimin. Në ndeshjen e parë Elbasani tregoi se nuk kishte asnjë kompleks përballë një kundërshtari me emër si BATE Borisov.

Përkundrazi, në shumë momente ishte skuadra që kontrolloi lojën dhe krijoi rastet më të mira për shënim. Mendoj se rezultati nuk pasqyron plotësisht atë që u pa në fushë, sepse verdheblutë meritonin diçka më shumë. Kjo duhet t’u japë besim futbollistëve për ndeshjen e kthimit.”

MERKATO – Ish-trajneri ndalet edhe te puna e bërë nga drejtuesit në merkato, duke vlerësuar mënyrën se si janë afruar lojtarët e rinj dhe ndikimin që kanë dhënë që në ndeshjen e parë. “Është normale që kur ndryshon kaq shumë skuadra të duhet kohë për të krijuar harmoninë e duhur. Megjithatë, unë pashë një grup që funksionoi mirë dhe kjo është meritë e stafi t teknik. Afrimet kanë cilësi dhe disa prej tyre e treguan menjëherë veten.

Nikaj debutoi me gol, Epitauks dha siguri në mbrojtje, Aleksovski transmetoi qetësi në portë, ndërsa edhe futbollistët e tjerë treguan se mund të ndihmojnë shumë gjatë sezonit. Mendoj se me kalimin e javëve kjo skuadër do të rritet edhe më shumë.”

GRUPI – Sipas Sutës, një nga elementët më pozitivë është fryma që ka krijuar skuadra në një kohë shumë të shkurtër, pavarësisht ndryshimeve të shumta në organikë. “Kur ndërton një ekip të ri, gjëja më e rëndësishme është që futbollistët të krijojnë besim te njëri-tjetri. Mua më dha përshtypjen se Elbasani e ka bërë këtë hap. Pashë një skuadër që luftonte për çdo top, që ndihmonte shokun dhe që nuk u dorëzua në asnjë moment. Ky është një tregues shumë pozitiv dhe besoj se ky grup ka ende shumë potencial për të nxjerrë.”

BESIMI – Në fund, ish-trajneri i verdhebluve u shpreh i bindur se Elbasani mund të vazhdojë rrugëtimin europian, por kërkon të njëjtin përqendrim edhe në sfi dën e kthimit. “Duhet të hyjnë në fushë me të njëjtin karakter që treguan në ndeshjen e parë. Nuk duhet të ndikohen nga emri i kundërshtarit, sepse në futboll vendos ajo që jep në fushë.

Elbasani ka cilësi, ka grup dhe ka një trajner që po punon mirë me skuadrën. Nëse ruajnë qetësinë dhe shfrytëzojnë rastet që do t’u krijohen, besoj se mund ta arrijnë kualifi kimin. Do të ishte një sukses shumë i madh për klubin, për qytetin dhe për gjithë futbollin elbasanas.”

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL