Rekord i ri për Didier Deshamp, gjysmëfinalja e bën unik në historinë e Botërorëve
Ndeshja e sotme mes Francës dhe Spanjës, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Botës, ka vendosur emrin e Didier Deshamp në librin e artë të turneut të cilin e ka fituar një herë më parë si trajner.

Kjo, pasi ai ka regjistruar sot ndeshjen e 26-të në pankinë në Botërorë, duke kaluar një legjendë siç është gjermani Helmut Shën i cili kishte drejtuar 25 të tilla me RFGJ. Duke llogaritur se ai do të drejtojë edhe një ndeshje tjetër në këtë turne, Deshamp do ta mbyllë me 27 ndeshje eksperiencën e tij si trajner i Francës në Botëror.
Pas dy të parëve, është një treshe braziliane me Parriera (23), Skolari (21) dhe Zagallo (20) të cilët plotësojnë pesëshen e trajnerëve me më shumë ndeshje në Botërorë.
PANORAMASPORT.AL













