E ka fajin Ousman Dembele! Vazhdon mallkimi më i madh i Kupës së Botës
Spanja ka siguruar praninë e saj në finalen e Kupës së Botës duke eliminuar Francën, për t’u kthyer pas 16 vitesh përsëri në ndeshjen për trofeun. Kësisoj, nuk u thye përsëri një nga mallkimet më të mëdha që ekzistojnë në Kupën e Botës.

Historia e futbollit ka regjistruar një të dhënë mbresëlënëse në historinë e turneve të tillë, që ka lidhje me fituesin e “Topit të Artë” në fuqi. Edhe pse mund të duket një rastësi shumë e pazakontë, asnjë fitues i “Topit të Artë” në fuqi, nuk ia ka dalë që në atë vit të fitojë edhe Kupën e Botës.
Franca kishte në radhët e saj Ousman Dembele si fitues në fuqi i trofeut më të rëndësishëm individual dhe duket se mallkimi ka goditur përsëri, pasi “gjelat” u ndalën një hap larg finales.
PANORAMASPORT.AL













