Postuar: Korrik 14, 2026 | 23:13
Bilanc i frikshëm, kombëtarja spanjolle transformohet në “përbindësh” të dueleve të mëdha
Spanja vazhdon të konfirmojë statusin e saj si një nga kombëtaret më dominuese në futbollin europian. “La Roja” është kualifikuar në shtatë nga tetë gjysmëfinalet e turneve madhorë (Kupa e Botës dhe Kampionati Europian), duke regjistruar normën më të lartë të suksesit mes të gjitha kombëtareve europiane, plot 88%.

Ky bilanc dëshmon vazhdimësinë dhe mentalitetin fitues të spanjollëve në ndeshjet me peshë të madhe. Me finalen e radhës të siguruar, Spanja konfirmon edhe një herë dominimin e saj në arenën ndërkombëtare.
PANORAMASPORT.AL













