Eliminimi dramatik i Dritës, zbulohet me cilën skuadër do të përballen kampionët e Kosovës në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2026 | 23:50

Eliminimi dramatik i Dritës, zbulohet me cilën skuadër do të përballen kampionët e Kosovës në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Fati nuk ishte me kampionët e Dritës së Gjilanit, në duelin e kthimit të raundit të parë të Ligës së Kampionëve, ku u eliminuan nga Kauno Zalgiris, pas humbjes 2 me 3 në fundin e sfidës.

aa

“Intelektualët”, tashmë do të vazhdojnë garën në raundin e dytë kualifikues në Conference League, ku do të përballen me maltezët e Florianës, që u eliminuan nga Shamrok, sfidë që u mbyll me rezultatin 5 me 1 për irlandezët. Edhe pse në ndeshjen e parë Floriana triumfoi 2 me 0, në duelin e kthimit pati përmbysje spektakolare.

PANORAMASPORT.AL