Edhe spanjollët të pakënaqur me gjyqtarin, Rodri ankohet për Jamal: U bë ndeshja e tretë, është e dukshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 0:15

Edhe spanjollët të pakënaqur me gjyqtarin, Rodri ankohet për Jamal: U bë ndeshja e tretë, është e dukshme

Kapiteni i Spanjës, mesfushori Rodri, ka qenë jashtëzakonisht i lumtur për kualifikimin e Spanjës në finalen e Botërorit, të cilën e ka vlerësuar si ndeshjen më të rëndësishme të jetës për të dhe shokët e skuadrës.

rodri mbape

Ai vlerësoi paraqitjen ndaj Francës, duke i thurur elozhe lojtarëve spanjollë, por nuk mund të rezistonte pa bërë edhe ai komente për gjykimin, duke kritikuar faktin se lejohen faulle shumë të rënda ndaj Lamin Jamal pa u ndëshkuar.

Finalistë – “Shumë i lumtur dhe krenar për ekipin dhe vendin tim. Mbetet një hap më shumë. Duhet të pushojmë, të rikuperohemi mirë dhe pastaj do të kemi përpara ndeshjen më të rëndësishme të jetës sonë”.

Ndeshja – “Ne neutralizuam kundërshtarin dhe e detyruam të futej në fushën tonë. Ekipi ishte sensacional. Më shumë pa top. Mbresëlënës edhe lojtarët që hynë më vonë”.

Paraqitja personale – “Shumë i lumtur. Një ndeshje shumë kërkuese. Kishim nevojë për të gjithë. Kundër një ekipi shumë fizik. Një performancë shumë e plotë”.

Lamin Jamal dhe faullet – “Kemi tre ndeshje që përballemi me këtë situatë. Po flasim për më shumë se 10 ose 15 faulle që nuk janë vërshëllyer. Nëse nuk i jep, mbrojtësit vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Mënyra si lejohen është e dukshme, veçanërisht sot. Por Lamin zhvilloi një ndeshje fantastike sot”.

PANORAMASPORT.AL