SOT, ORA 16:30/ Me formacion fitues për të thyer mallkimin, Vllaznia kërkon turin e dytë në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 8:54

SOT, ORA 16:30/ Me formacion fitues për të thyer mallkimin, Vllaznia kërkon turin e dytë në Ligën e Konferencës

Vllaznia duket se do t’i besojë të njëjtit formacion edhe në ndeshjen e kthimit të turit të parë të UEFA Conference League ndaj Malishevës. Nga ajo që mësohet, trajneri Edi Martini nuk pritet të bëjë ndryshime në rreshtimin titullar, duke konfirmuar besimin te futbollistët që zbritën në fushë në sfidën e parë të zhvilluar në “Loro Boriçi”.

vllaznia

Një zgjedhje e diktuar jo vetëm nga paraqitja e ekipit, por edhe mos federimi i të afruarve të merkatos verore në një takim vendimtar për fatet europiane të kuqebluve. Në portë pritet të jetë sërish Jukaj, i cili ka fituar besimin e stafi t teknik. Përpara tij, treshja mbrojtëse nuk pritet të ndryshojë, me Gurishtën, Pusin dhe Çelikoviçin në qendër, ndërsa në krahët e anësorë do të veprojnë Aris Ara në të djathtë dhe Emiljano Musta në të majtë. Një repart që në ndeshjen e parë arriti të ruante ekuilibrin dhe tani synon të jetë po aq i sigurt edhe në transfertë. Edhe në mesfushë, pavarësisht rikthimit të Ensar Tafilit, i cili shton alternativat dhe konkurrencën, Martini pritet t’i besojë sërish treshes së formuar nga Klinti Qato, Cristian Dros dhe Edon Murataj.

Harmonia e treguar mes tyre në takimin e parë dhe balanca që i dhanë skuadrës në të dyja fazat e lojës duket se i ka bindur drejtuesit teknikë të mos ndërhyjnë në këtë repart. Në repartin ofensiv nuk priten surpriza. Bekim Balaj dhe Rrok Toma do të udhëheqin edhe një herë sulmin kuqeblu, me shpresën se këtë herë do të arrijnë të jenë më konkretë para portës kundërshtare. Në sfidën e parë, golat e Vllaznisë erdhën nga mbrojtja dhe mesfusha, ndërsa në Kosovë pritet që pesha kryesore e realizimit të bjerë pikërisht mbi dyshen sulmuese. Në prag të kësaj përballjeje vendimtare, vazhdimësia në formacion duket të jetë zgjedhja e Martinit. Trajneri beson se stabiliteti dhe automatizmat e krijuara mes lojtarëve mund t’i japin Vllaznisë avantazhin e nevojshëm për të kaluar me sukses turin e parë të Conference League dhe për të siguruar kualifikimin në raundin pasardhës.

STATISTIKAT – Ndeshja e kthimit ndaj Malishevës në Kosovë përfaqëson një tjetër provë të rëndësishme për Vllazninë, jo vetëm për objektivin e kualifi kimit në turin e dytë të Conference League, por edhe për të ndryshuar një statistikë që prej vitesh nuk fl et në favor të shkodranëve. Rezultatet në transfertat europiane kanë qenë një nga pikat më të dobëta të kuqebluve, të cilët rrallëherë kanë arritur të marrin atë që kanë kërkuar larg stadiumit “Loro Boriçi”. Seria nisi në edicionin 2021- 22, kur Vllaznia u mposht 3-1 nga Siroki Brijeg në Bosnje-Hercegovinë.

Në të njëjtin sezon, shkodranët u larguan pa rezultat pozitiv edhe nga Qipro, duke u mundur minimalisht 1-0 nga AEL Limasol. Një vit më pas, në sezonin 2022-23, erdhi një tjetër transfertë e vështirë, me humbjen e thellë 3-0 ndaj Universitatea Craiova në Rumani. As edicioni 2023-24 nuk solli ndryshim të kursit, pasi Vllaznia u mposht 3-1 nga Linfi eld në Irlandën e Veriut. Në sezonin 2024- 25, kuqeblutë morën një rezultat më pozitiv, duke barazuar 2-2 në Islandë ndaj Valur, një sfi dë që tregoi më shumë karakter nga skuadra shkodrane, edhe pse nuk arriti të kthehej në një fi tore. I vetmi sukses në transfertë gjatë viteve të fundit erdhi në edicionin 2025-26. Vllaznia triumfoi 2-4 ndaj Daugavpils në Letoni pas kohëve shtesë, duke siguruar një kualifi kim të rëndësishëm dhe njëkohësisht fi toren e vetme jashtë fushe në këtë periudhë.

Megjithatë, në turin e dytë të atij sezoni, kuqeblutë u ndalën nga Vikingur, duke u mposhtur 4-2 në Islandë. Tashmë, përballja me Malishevën i jep Vllaznisë mundësinë për të shkruar një kapitull të ri. Fitorja 2-1 në ndeshjen e parë në “Loro Boriçi” i vendos shkodranët në një pozicion të favorshëm, por historia e viteve të fundit tregon se transfertat europiane kanë qenë gjithmonë një terren i vështirë për ta. Pikërisht për këtë arsye, sfi da në Kosovë vlen dyfish: për kualifikimin dhe për të treguar se kjo Vllazni është e aftë të thyejë një traditë negative që e ka shoqëruar në arenën ndërkombëtare.4

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL