SOT, ORA 21:00/ Ndeshja e jetës për Egnatian, Petrokubi pengesa e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 8:16

SOT, ORA 21:00/ Ndeshja e jetës për Egnatian, Petrokubi pengesa e fundit

Sot nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat. Për Egnatian, për Rrogozhinën dhe për tifozët e saj, sfida e kthimit ndaj Petrokubit përfaqëson momentin më të rëndësishëm të historisë europiane të klubit.

EGNATIA

Pas barazimit 1-1 në Moldavi, kampionët e Shqipërisë kanë mundësinë ta mbyllin punën në shtëpi dhe të sigurojnë për herë të parë kualifi kimin në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Atmosfera ka nisur të ndihet prej ditësh. Interesi për biletat ka qenë i lartë dhe në klub besojnë se “Arena Egnatia” do të jetë e mbushur, me tifozët që shpresojnë të festojnë një natë që mund të mbetet gjatë në kujtesën e tyre. Një kualifikim do të kishte një peshë të veçantë, jo vetëm sepse do të ishte i pari në Champions League, por edhe sepse do të vinte përpara publikut vendas.

HARMONIA – Në kampin rrogozhinas mbizotëron një atmosferë pozitive. Kjo është vënë re edhe gjatë seancave të fundit stërvitore, ku futbollistët janë shfaqur të qeshur dhe të çliruar, një sinjal se skuadra e ka përgatitur këtë sfi dë me besim dhe qetësi. Harmonia brenda grupit konsiderohet një nga pikat më të forta të Egnatias dhe stafi teknik shpreson që kjo të refl ektohet edhe në fushë. Trajneri Nevil Dede nuk ka pasur nevojë të punojë në aspektin psikologjik, pasi grupi ka reaguar mjaft mirë pas ndeshjes së parë. Futbollistët janë të bindur se kualifi kimi është plotësisht i arritshëm dhe besojnë se, me mbështetjen e tifozëve, mund të hedhin hapin e madh drejt turit të dytë. Nga ana tjetër, Dede nuk pritet të bëjë shumë lëvizje në formacion. Ideja është t’i besohet thuajse i njëjti ekip që zbriti në fushë në Moldavi, pasi paraqitja dhe rezultati i ndeshjes së parë kanë bindur stafi n teknik. Ndryshimi i vetëm i detyruar pritet të jetë mungesa e kapitenit Albano Aleksi, i pezulluar pas kartonit të kuq të marrë në sfi dën e parë. Për pjesën tjetër, pritet që trajneri të ruajë të njëjtin konfi gurim, duke mos prekur ekuilibrat e skuadrës.

GOLI – Në kampin rrogozhinas objektivi është i qartë. Stafi teknik kërkon që skuadra të hyjë me intensitet që në minutat e para dhe, nëse krijohet mundësia, ta gjejë golin sa më shpejt. Një avantazh në pjesën e parë do t’i jepte Egnatias më shumë qetësi për të administruar ndeshjen dhe, njëkohësisht, do ta detyronte Petrokubin të dilte më shumë nga prapavija. Pas asaj që ndodhi në Moldavi, ku skuadra u gjend në disavantazh që në sekondat e para, fokusi ka qenë edhe te mënyra e menaxhimit të ndeshjes. Një gol i shpejtë do të ndryshonte krejtësisht skenarin dhe do ta kalonte presionin në anën e miqve. Pikërisht kjo është edhe arsyeja pse Dede u ka kërkuar futbollistëve të mos humbasin përqendrimin në asnjë moment, por njëkohësisht të jenë agresivë në sulm që nga fi llimi. Gjithsesi, dëshira për të gjetur golin nuk do të thotë se Egnatia do të hidhet e gjitha përpara. Ideja është të ushtrojë presion, por pa humbur ekuilibrat, duke ditur se një kundërsulm i kundërshtarit mund të komplikojë një ndeshje që pritet të vendoset nga detajet.

HISTORIA – Për Egnatian, këto janë ndoshta 90 minutat më të rëndësishme që nga themelimi i klubit. Në vitet e fundit ka fituar kampionate, ka ngritur trofe dhe është kthyer në një nga skuadrat më të forta të futbollit shqiptar, por Europa vazhdon të mbetet sfida e madhe. Petrokubi është pengesa e radhës dhe, njëkohësisht, mundësia më e mirë për ta kaluar atë kufi që deri tani ka mbetur i pakalueshëm. Një fi tore nuk do të sillte vetëm vazhdimin e aventurës në Champions League, por edhe një tjetër hap drejt objektivit madhor të sezonit, sigurimit të një vendi në fazën e ligës së Conference League. Për këtë arsye, në Rrogozhinë askush nuk e sheh këtë si një ndeshje të zakonshme të turit të parë eliminator. Është një sfidë që mund të shënojë një pikë kthese në historinë e klubit dhe të konfi rmojë rritjen e Egnatias edhe në arenën ndërkombëtare.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL