SOT, ORA 21:00/ Anglia apo Argjentina, pa dhimbje nuk ka fitore! Dy gjigantët përballen pas një rruge të mbushur me sakrifica
Shprehja e njohur sportive “pa dhimbje nuk ka fitore” përshkruan më së miri rrugëtimin e Anglisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës 2026. Të dyja kombëtaret kanë kaluar sprova të mëdha fizike dhe, mbi të gjitha, psikologjike për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Përpara përballjes historike në stadiumin e Atlantës më 15 korrik, vlen të rikthehen sfi dat që kanë kaluar skuadra e Tomas Tuhel dhe kampionët në fuqi të drejtuar nga Lionel Skaloni gjatë fazës me eliminim direkt.
Favoritët vuajtën ndaj “të vegjëlve”
Botërori më i madh në histori ka treguar se favoritët nuk kanë pasur asnjë ndeshje të lehtë. Kombëtaret që në letër konsideroheshin më të dobëta kanë vënë në vështirësi gjigantët e futbollit. Anglia u detyrua të luftonte deri në fund për të eliminuar Republikën Demokratike të Kongos në fazën e 1/16-ave, Meksikën në 1/8-at dhe Norvegjinë në çerekfinale.
Edhe Argjentina kaloi momente shumë të vështira ndaj Kepit të Gjelbër, Egjiptit dhe Zvicrës. Kampionët e botës u detyruan të luanin edhe kohë shtesë dhe të përballonin periudha të gjata presioni, duke i mbajtur tifozët në ankth deri në fund. Rruga dramatike e tyre ka frymëzuar madje edhe një meme në Argjentinë, ku gjysmëfi nalja përshkruhet si një tjetër provë e fortë për zemrat e tifozëve.
Mesfushori Rodrigo De Paul e përmblodhi më së miri turneun: “Ky Botëror ka qenë plot surpriza, me shumë favoritë që janë eliminuar herët. Duhet të luftosh deri në sekondën e fundit”.
Tuhel dhe Skaloni nuk fshehin problemet
Pavarësisht kualifikimit, as Tomas Tuhel dhe as Lionel Skaloni nuk mbetën të kënaqur me paraqitjet e skuadrave të tyre. Pas fitores ndaj Zvicrës, trajneri i Argjentinës pranoi se skuadra e tij vuajti shumë. “Hasëm shumë vështirësi. E dinim që do të ishte një ndeshje e komplikuar dhe në disa momente nuk arritëm t’i përballonim situatat që krijoi kundërshtari. Patëm edhe fatin në anën tonë. Duhet të jemi realistë, sepse ka shumë gjëra që duhet të përmirësojmë”.
Edhe Tuhel mbajti të njëjtin qëndrim pas suksesit ndaj Norvegjisë në kohën shtesë. “Rezultati është fantastik, por nuk jam i kënaqur me mënyrën si luajtëm. Ia vështirësuam vetes ndeshjen. Bëmë shumë gabime teknike, s’ishim të shpejtë dhe nuk krijuam vazhdimësi. Na ndihmoi edhe fati”.
Trajneri gjerman theksoi se Anglia duhet të ngrejë ndjeshëm nivelin nëse dëshiron të fitojë Kupën e Botës për herë të parë pas 60 vitesh.
Flasin yjet
Kapiteni Herri Kejn preferoi ta shohë situatën me optimizëm.
“Nëse jemi në gjysmëfi nalen e Kupës së Botës dhe e dimë se ende mund të luajmë edhe më mirë, atëherë kjo është një shenjë pozitive”. Si Anglia ashtu edhe Argjentina kanë treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të përballuar presionin dhe për të reaguar në momentet më të vështira. Pas çdo fi toreje, futbollistët anglezë festojnë së bashku me tifozët duke kënduar këngën “Wonderwall” të grupit Oasis, ndërsa Lionel Mesi nuk i mbajti dot lotët pas triumfi t ndaj Egjiptit në fazën e 1/8-ave. Ky kombinim emocionesh, karakteri dhe qëndrueshmërie e bën këtë gjysmëfi nale një nga më të paparashikueshmet e viteve të fundit. Xhud Belingham beson se futbolli nuk fi tohet vetëm me cilësi teknike.
“Është shumë e vështirë në fushë. Të gjithë lojtarët tanë kanë cilësi, por vetëm në ndeshje të tilla kupton sa karakter dhe zemër ka një skuadër. Futbolli përbëhet nga shumë elementë, teknikë e taktikë, por për mua më i rëndësishmi është ai psikologjik, mënyra si përballon vështirësitë. Kjo skuadër e tregoi edhe një herë se di ta bëjë”. E njëjta forcë karakteri përshkon edhe Argjentinën, e udhëhequr nga Lionel Mesi. Edhe pse 39 vjeç dhe fi tues i çdo trofeu të mundshëm, kapiteni mbetet po aq i etur për sukses.
“Ky ekip nuk ndalet kurrë së luftuari dhe së kërkuari më shumë. Ajo që kemi arritur është e jashtëzakonshme, fituam Kupën e Botës, dy herë “Copa America” dhe tani kemi arritur një tjetër gjysmëfinale të Botërorit”. Për Mesin, kjo do të jetë përballja e parë në karrierë kundër Anglisë në një Kupë Bote.
Faktori vendimtar mund të jetë forca mendore
Pas kaq shumë ndeshjesh të lodhshme, kohëve shtesë dhe emocioneve të forta, të dyja skuadrat kanë arritur kufijtë e tyre fizikë. Në garën për një vend në finalen e madhe, elementi që mund të bëjë diferencën nuk do të jetë më forca fizike, por ajo mendore. Sulmuesi argjentinas Hoze Lopez e përshkroi më së miri këtë ndjenjë: “Kur këmbët tona fillojnë të lodhen, ne shohim nga tifozët. Ata na japin energjinë shtesë që na duhet për të vazhduar luftën”.
PANORAMASPORT.AL













