EKSKLUZIVE/ Faruk Sejdini analizon në detaje skuadrat e Europës: Komercializëm, lojtari ikën për 300 mijë lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 9:56

EKSKLUZIVE/ Faruk Sejdini analizon në detaje skuadrat e Europës: Komercializëm, lojtari ikën për 300 mijë lekë

Skuadrat shqiptare janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për në Europë, teksa Faruk Sejdini sheh vetëm Egnatian si skuadrën më të mirë.

faruk sejdini

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Sejdini shprehet se edhe Dinamo meritonte më shumë në ndeshjen e parë, duke qenë i bindur se në Astana ka shanse, edhe pse janë të vogla. “Xhaxhi” u ndal edhe te lojtarët që largohen nga skuadrat e tyre menjëherë pas fundit të kampionatit, duke u shprehur se ka ndryshuar mënyra e futbollit.

Profesor, Dinamo u mposht në shtëpi nga Astana në ndeshjen e parë. Si e patë paraqitjen e skuadrës dhe si e analizoni këtë takim?

Mendoj se, bazuar në mënyrën se si u zhvillua ndeshja, Dinamo të paktën e meritonte të merrte një barazim. Skuadra u tregua disi e kujdesshme, ndoshta me bindjen se do ta fi tonte ndeshjen ose se do të arrinte të shënonte. Megjithatë, duhej të kishte qenë më e vëmendshme, pasi ishte e qartë se Astana do të kërkonte të godiste me kundërsulme dhe të shfrytëzonte hapësirat për të realizuar. Një tjetër faktor ishte fakti që Astana ndodhet në ritëm të plotë garash, ndërsa Dinamo vjen pas një periudhe ndryshimesh në organikë. Janë afruar lojtarë të rinj dhe ndoshta nuk ka pasur ende kohën e nevojshme që skuadra të konsolidohet dhe të funksionojë ashtu siç duhet. Nga ana tjetër, mendoj se Dinamos i mungon mbi të gjitha një sulmues tipik, një lojtar që garanton gola. Po ashtu, skuadra ka nevojë edhe për një organizator të mirëfilltë në mesfushë, një futbollist që t’i japë ritëm lojës, të zhvendosë aksionet me cilësi dhe të krijojë situata në hapësirat e lira. Besoj se afrimi i këtyre dy lojtarëve është i domosdoshëm.

Profesor, është një fenomen që po përsëritet pothuajse te të gjitha skuadrat e Superiores. Lojtarët që spikasin gjatë sezonit largohen menjëherë në fund të tij. Pse klubet shqiptare nuk arrijnë t’i mbajnë lojtarët e tyre më të rëndësishëm?

Kam përshtypjen, edhe pse nuk mund ta them me siguri të plotë, se kjo lidhet kryesisht me aspektin fi nanciar. Lojtarët më të mirë të një skuadre janë zakonisht edhe më të paguarit. Pikërisht për këtë arsye, kur ata zhvillojnë një sezon të mirë, marrin oferta nga klube të tjera. Po e marr si shembull rastin e Bregut te Dinamo. Ta zëmë se ai kishte një pagë të caktuar te Dinamo. Klubi mund t’ia rrisë pagën, por ndoshta vetëm pak. Ndërkohë, një klub tjetër mund t’i ofrojë më shumë. Po fl as në mënyrë hipotetike, sepse nuk i di shifrat konkrete. Në atë moment futbollisti bën edhe llogaritë e veta. Ai mendon për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë sezonit dhe pret që klubi ta vlerësojë. Nëse klubi ia rrit pagën vetëm pak, ndërsa një ekip tjetër i ofron më shumë, krijohet edhe një pakënaqësi te lojtari. Ai mendon: “Kam dhënë kaq shumë për këtë skuadër dhe nuk po vlerësohem sa duhet.” Kjo e bën edhe më të lehtë largimin. Kjo është diçka që e kam përjetuar edhe vetë gjatë viteve që kam qenë te Partizani dhe te Dinamo. Ka ndodhur shpesh që një klub të marrë një lojtar nga një rival vetëm sepse i ka ofruar një kontratë më të mirë. Kjo duhet të jetë një mësim për presidentët dhe drejtuesit e klubeve. Duhet ta kuptojnë se futbolli sot është bërë komercial. Futbollistët janë profesionistë dhe, mbi të gjitha, luajnë për kontratën që kanë. Sigurisht, ata respektojnë fanellën dhe japin maksimumin në fushë, por faktori ekonomik ka peshën kryesore. Prandaj nuk duhet të habitemi kur një futbollist largohet për 300 mijë, 500 mijë apo edhe një milion lekë më shumë. Ky është realiteti i futbollit shqiptar, fanella ka kaluar e dyta. Diferencat nuk janë të mëdha, por mjaftojnë që një lojtar të ndryshojë skuadër. Sot fanella vjen e dyta, ndërsa kushtet ekonomike janë ato që ndikojnë më shumë në vendimin e futbollistit. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por te ne ndihet edhe më shumë, sepse diferencat fi nanciare mes klubeve janë relativisht të vogla.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL