VIDEO/ Moment special për familjen mbretërore, shikoni si festojnë triumfin e Spanjës në Botëror
Spanja mori një fitore të jashtëzakonshme mbrëmë kundër Francës për të prekur finalen e 19 korrikut. Mijëra tifozë ndodheshin në stadium për të mbështetur “La Roja”, por sigurisht nuk mungonin as tifozët të cilët festuan nga divanët e shtëpive të tyre. Disa prej tyre kanë qenë anëtarët e familjes mbretërore spanjolle.
Në një video që është publikuar në rrjetetet sociale, mbreti Felipe VI, Mbretëresha Letizia, Princesha Leonor dhe Infanta Sofia u shfaqën teksa ndiqnin së bashku ndeshjen.
Të veshur me fanellën e kombëtares me emrat e tyre, familja mbretërore ka ndarë këtë moment të rrallë familjar, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë me ekipin kombëtar spanjoll.
La Familia Real celebra que España está en la Final del Mundial 2026. Se espera que Felipe VI, doña Letizia, la princesa Leonor e infanta Sofía se trasladen en los próximos días para ver a la selección competir en la gran final. pic.twitter.com/pAjFAljZJu
— Jose Moreno (@Josemn1_) July 14, 2026
Spanja siguroi një vend për në finalen e madhe të Botërorit pas 16 vitesh, një ngjarje që princeshat e familjes e përjetojnë për herë të parë. Pritet që ata do të udhëtojnë në ditët në vijim për të parë ekipin kombëtar të garojë në finalen e madhe.
PANORAMASPORT.AL













