VIDEO/ Të urituar edhe pasi eliminuan Francën nga Botërori, lojtarët e Spanjës festojnë me… pica
Spanja zhvilloi mbrëmë ndeshjen më të bukur të këtij Botërori, duke çarmatosur totalisht Francën në gjysmëfinale. Falë rezultatit 2-0, “La Roja” do të luajë në finalen e madhe të së dielës, më 19 korrik, në orën 21:00.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët kishin nevojë për rifitimin e energjive të harxhuara në fushë. Të uritur dhe të rraskapitur pas një supersfide, ata janë parë duke marrë pica dhe gjëra të tjera, teksa i janë drejtuar dhomave të zhveshjes.
Fillimisht Gavi, më pas Kukureja me Merinon, Kubarsi, Ojarzabal dhe Niko Uilliams janë shfaqur me kuti picash në duar teksa ngjiten në shkallë për të shkuar më pas për të konsumuar darkën e tyre.
At the end of the game, the Spain players went to get pizza and other stuff because they got hungry after beating France 😅 pic.twitter.com/TS56eYrgTH
— Cleverly 💐 (@Cleverlydey4u) July 15, 2026
PANORAMASPORT.AL













