“Vllaznit” pushtojnë Kosovën, mbështetje masive për kuqeblutë para ndeshjes së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 10:45

“Vllaznit” pushtojnë Kosovën, mbështetje masive për kuqeblutë para ndeshjes së Europës

Atmosfera pritet të jetë e veçantë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku do të zhvillohet sfida e kthimit mes Malishevës dhe Vllaznisë, e vlefshme për turin e parë të UEFA Conference League. jhKrahas skuadrës shkodrane, drejt Kosovës pritet të udhëtojë edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh kuqeblu, të gatshëm për ta mbështetur ekipin në një nga ndeshjet më të rëndësishme të fillimit të sezonit. Afërsia gjeografi k ka bërë që interesi për këtë transfertë të jetë mjaft i madh, me shumë sportdashës që kanë planifi kuar të jenë të pranishëm në tribuna. Edhe pse bëhet fjalë për një përballje zyrtare europiane, kjo sfidë mbart edhe një frymë të veçantë vëllazërore.

Duke qenë se përballen dy skuadra shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova, pritet që rivaliteti të mbetet vetëm brenda vijave të bardha të fushës, ndërsa në tribuna të dominojë respekti dhe atmosfera sportive. Pikërisht për këtë arsye, ndeshja shihet si një festë e futbollit shqiptar, me tifozët e të dyja skuadrave që pritet të krijojnë një ambient mbresëlënës. Në krye të mbështetjes për Vllazninë, si gjithmonë, do të jenë ultrasit “Vllaznit”.

Grupi më i zjarrtë i tifozëve shkodranë nuk mungon në asnjë sfidë të rëndësishme të skuadrës dhe edhe këtë herë ka organizuar udhëtimin drejt Kosovës për të qenë pranë ekipit. Këngët, flamujt dhe koreografi të e tyre pritet të jenë një shtysë më shumë për futbollistët e drejtuar nga Edi Martini, të cilët synojnë të ruajnë avantazhin e ndeshjes së parë dhe të sigurojnë kualifi kimin. Mbështetja e tifozëve kuqeblu ka qenë gjithmonë një nga armët më të forta të Vllaznisë, si në “Loro Boriçi”, ashtu edhe në transfertat europiane.

Prania e tyre në Kosovë pritet t’i japë skuadrës një ndjesi “shtëpie”, duke krijuar një atmosferë që mund të ndikojë pozitivisht edhe në aspektin psikologjik të ekipit. Në një sfidë ku çdo detaj mund të bëjë diferencën, zëri i tribunës kuqeblu pritet të jetë një faktor më shumë në përpjekjen e Vllaznisë për të vazhduar rrugëtimin e saj në Conference League.

PANORAMASPORT.AL