ZYRTARE/ Kërkon rikthimin në Superiore, Flamurtari prezanton sulmuesin që luan në kombëtaren e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 12:17

ZYRTARE/ Kërkon rikthimin në Superiore, Flamurtari prezanton sulmuesin që luan në kombëtaren e…

Flamurtari ra nga Superiorja pas vetëm një sezoni, por synon të kthehet sa më shpejt. Së fundmi, vlonjatët kanë prezantuar futbollistin e ri të skuadrës që do të kontribuojë në rikthimin e ekipit në elitë.

barri

Bëhet fjalë për sulmuesin e kombëtares së Guinesë, Tierno Barri. Klubi kuqezi i uroj mirëseardhjen 26-vjeçarit në skuadër.

POSTIMI I PLOTË

🔴⚫ ZYRTARE | Thierno Barry i bashkohet Flamurtari F.C.!

Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, sulmuesin e krahut të Kombëtares së Guinesë, Thierno Barry, i cili bashkohet me ekipin për sezonin e ri.

Datëlindja: 12 Janar 2000

Kombësia: Guinea 🇬🇳

Gjatësia: 1.73 m

Pozicioni: Sulmues krahu

Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Thierno! ❤️🖤

#njepasion

#njedashuri

#forcaflamurtari 🔴⚫

PANORAMASPORT.AL