Postuar: Korrik 15, 2026 | 14:20
E PAPRECEDENT/ FIFA thyen rregulloren në finalen e Botërorit, ndryshim i pabesueshëm për sfidën më të rëndësishme
FIFA po mendon të ndryshojë një nga rregullat e futbollit, vetëm për finalen e Botërorit. Do të jetë e paprecedent, por pushimi mes pjesëve pritet të zgjasë deri në 30 minuta. Kështu nuk do të jenë 15 minutat e zakonshme, që vendosen në dispozicion të skuadrave pas pjesës së parë.

FIFA do të thyejë kështu një nga rregullat bazë të futbollit. Shkak për këtë është bërë spektakli, që pritet të marrë jetë pas pjesës së parë.
Bëhet fjalë për Madonën, Shakirën dhe BTS që do të marrin skenën. Kështu do të jetë një pushim në stilin e “Super Bowl”.
Ky Botëror do të mbahet mend për risitë e shumta. Dhe vëmendjen kryesore në shumë momente e mori FIFA dhe jo përfaqësueset.
PANORAMASPORT.AL













