EKSKLUZIVE/ Përplasja Tirana-Tabeku: Dokumentet që tregojnë gjithçka, zbulohet e vërteta (FOTO)
Serxh Tabeku pretendon detyrime financiare, por dokumentacioni i Tiranës tregon një tjetër panoramë. “Panorama Sport” iu sjell dokumentet ekskluzive për çështjen në fjalë.
Çështja mes KF Tiranës dhe sulmuesit Serxh Tabeku pritet të zhvendoset në instancat sportive, por dokumentacioni financiar që disponon klubi hedh poshtë pretendimet e futbollistit. Sipas burimeve pranë klubit bardheblu, Tabeku ka pretenduar se i detyrohen mbi 44.500 euro, ndërsa Tirana këmbëngul se detyrimet që kanë qenë në afat janë shlyer.
Dokumentet bankare tregojnë se lojtari është paguar për pagat dhe bonuset e sezonit 2025/2026 deri në muajin qershor, ndërsa vetëm në periudhën shkurt–qershor 2026 ai ka përfituar 24.000 euro në paga dhe bonuse.
Në këto kushte, burime pranë Tiranës shprehen se pretendimet e futbollistit nuk pasqyrojnë në mënyrë të plotë gjendjen reale të marrëdhënies financiare mes palëve dhe se klubi është i gatshëm të paraqesë të gjithë dokumentacionin përkatës në organet kompetente, nëse çështja do të shqyrtohet në FIFA.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













