VIDEO/ Bashkëshortja e Mesit realizon ëndrrën e disa tifozëve të rinj, veprimi i Antonelës rrëmben zemrat e të gjithëve në rrjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 14:56

VIDEO/ Bashkëshortja e Mesit realizon ëndrrën e disa tifozëve të rinj, veprimi i Antonelës rrëmben zemrat e të gjithëve në rrjet

Bashkëshortja e Lionel Mesit, Antonela Rakuzo ka lumturuar disa tifozë të yllit argjentinas.

21

Teksa çifti ishte duke udhëtuar me makinë dhe ajo ishte në timon, vuri re disa fëmijë pranë rrugës. Menjëherë Antonela ndali makinën dhe uli xhamat e makinave në mënyrë që fansat të bënin fotografi me Mesin.

Fëmijët u gëzuan pafund për këtë moment kaq special. Rakuzo është lavdëruar shumë në rrjetet sociale për këtë gjest kaq human dhe për ndihmën që iu dha tifozëve të rinj të realizonin ëndrrën e tyre për të takuar legjendën e Argjentinës. 

PANORAMASPORT.AL