LIVE EGNATIA-PETROKUB/ Rrogozhinasit festojnë menjëherë, vjen goli që hap kualifikimin që në minutën e dytë (VIDEO)
Egnatia luan sot në orën 21:00 duelin e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve ndaj Petrokub të Moldavisë në “Egnatia Arena”.

Skuadra rrogozhinase ka mbyllur me një barazim 1-1 sfidën e parë në transfertë dhe shpreson që në duelin e kthimit, përballë tifozëve të vet, të arrijë të bëjë realitet një kualifikim që do të ishte historik për të, meqë nuk ia ka dalë të kalojë turin në edicionet e mëparshme ku ka marrë pjesë në këtë turne.
Trajneri Nevil Dede duhej të zgjidhtë në të sfidë çështjen e vendit të lënë bosh nga Aleksi për shkak të pezullimit të mesfushorit pas kartonit të kuq që mori në sfidën e parë. Ai ka hedhur në lojë nga minuta e parë Loukilin në vend të kapitenit. Ndryshimi tjetër në rreshtim është aktivizimi i Albaneze në vend të Grudës nga minuta e parë.
LIVE EGNATIA-PETROKUB 1-0
2′ Bitri
NGJARJET KRYESORE
20’ Pushkash tenton direkt portën nga një goditje dënimi, Dajsinani i vëmendshëm grushton në këndore. (VIDEO)
15’ Albaneze këtë herë nis Loukilin në të djathtën, por rrogozhinasit sinjalizohen në pozicion jashtë loje.
12’ Loukili provon të gjejë hapësirë në qendër, portieri Avram kontrollon sferën.
8’ Bakajoko shfaqet në të djathtën e sulmit, por as nuk gjuan e as nuk kroson siç duhet duke shpërdoruar mundësi për të rrezikuar portën kundërshtare.
2’ GOOOL EGNATIA! Rrogozhinasit gjejnë golin pas një goditje këndi, ku Bitri kthen topin me saktësi drejt rrjetës. (VIDEO)
1’ Shkelmohet topi i parë.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Jago, Kryeziu, Fernando, Loukili, Albaneze, Bakajoko.
Trajner: Nevil Dede
PETROKUB: Avram, Xhu, Jardan, Kukosh, Maskari, Pushkash, S. Platika, Iosipol, Rotaru, Popesku, M. Platika.
Trajner: Shota Mahkraradze

PANORAMASPORT.AL













