Postuar: Korrik 15, 2026 | 20:33
VIDEO/ Aksion model i finalizuar me gol, Teuta nuk zhgënjen në testin miqësor ndaj skuadrës izraelite
Teuta barazoi me shifrat 1 me 1 në testin miqësor të zhvilluar pasditen e sotme në Bansko të Bullgarisë, ndaj skuadrës izraelite Hapoel Haifa.

Durrsakët e Edlir Tetovës kaluan të parët në avantazh në minutën e 39-të, me anë të talentit Muço Boçi, i cili finalizoi me sukses një aksion model.
Ndërkohë në minutën e 74-t, izraelitët arritën të gjenin golin e barazimit. Ky ishte barazim i dytë radhazi në miqësore për “Djemtë e Detit”, pas atij pa gola ndaj Lokomotivës së Sofias, ndërkohë që në datën 10 qershor u mposhtën minimalisht nga Ludogorets me shifrat 1 me 0.
GOLI I MUÇO BOÇIT: VIDEO
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













