Përballja e Dinamos me Astanën, flet trajneri: Francë-Spanjë është shembulli më i mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 20:02

Përballja e Dinamos me Astanën, flet trajneri: Francë-Spanjë është shembulli më i mirë

Trajneri i Astanës, Grigori Babajan, ka folur para ndeshjes së kthimit me Dinamon. Sfida për turin e parë të Ligës së Konferencës është rezervuar më 16 korrik, pikërisht prej orës 17:00 në “Astana Arena”. Astana ka avantazhin e fitores në takimin e parë(0-1).

Screenshot 2026-07-15 200143

“Këtu nuk bëhet fjalë për të luajtur si skuadra dominuese. Nëse kujtoni ndeshjen e parë, pati faza të ndryshme. Për 20 minuta ata kishin iniciativën, më pas topi ishte nën kontrollin tonë. Thjesht duhet të dish të luash në të gjitha fazat e lojës.

Nuk është aq e rëndësishme të luash si skuadra dominuese, sa është e rëndësishme të veprosh siç duhet, si me topin ashtu edhe pa të. Futbolli i sotëm është i tillë që, nëse i lë hapësira kundërshtarit ose thjesht sulmon pa kriter sepse luan në shtëpi, do të ndëshkohesh.

Por nëse luan i organizuar dhe kompakt, atëherë çdo kundërshtar e ka të vështirë. Shembulli më i mirë për këtë është ndeshja e djeshme Spanjë-Francë. Të gjithë shpreheshin se sulmi i fuqishëm i Francës do t’i shkatërronte spanjollët, por pamë sa mirë ishte e organizuar Spanja, si e kontrollonte topin, ndërsa francezët thuajse nuk u panë fare”, u shpreh trajneri i Astanës.

PANORAMASPORT.AL