Veteriani i verdhebluve thotë fjalën e tij, Kujtim Dalipi: Shanset janë 50 me 50, por besoj tek Elbasani
Elbasani është vetëm 90 minuta larg një momenti që mund të hyjë në historinë e klubit. Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, verdheblutë do të luajnë të enjten në Azerbajxhan aktin e dytë ndaj BATE Borisov, me objektivin për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.

Paraqitja e zhvilluar në ndeshjen e parë ka rritur besimin në kampin verdheblu, pasi skuadra e Ivan Gvozdenoviçit tregoi se mund të rivalizojë me një kundërshtar me emër dhe eksperiencë në arenën europiane. Për “Panorama Sport”, situatën e Elbasanit e analizon ish-futbollisti i njohur i verdhebluve, Kujtim Dalipi, i cili beson se shanset për kualifi kim mbeten plotësisht të hapura.
KUALIFIKIMI – Dalipi vlerëson paraqitjen e Elbasanit në sfi dën e parë dhe mendon se skuadra ka argumentet e duhura për të synuar kalimin e turit, pavarësisht se tashmë do të luajë larg tifozëve të saj. “Elbasani në tërësinë e vet u paraqit mirë, duke marrë parasysh se përballë kishte një ekip me eksperiencë, edhe pse jo ai ekip i fortë që ka qenë dikur.
Ndoshta rezultati nuk ishte i kënaqshëm, meqenëse luanin në shtëpinë e tyre, por mua më pëlqeu paraqitja. Rezultati e bën të diskutueshëm kualifi kimin dhe janë shanset e barabarta për kualifikim. Por, unë kam besim se mund të dalin me një fitore dhe të jetë Elbasani ai që do të kalojë turin. Ndeshja e parë ishte e nivelit mesatar dhe ndeshjet e para nuk janë gjithnjë tregues, duke parë edhe faktin se janë bërë shumë ndërhyrje në merkato me largime dhe afrime.”
BESIMI – Sipas ish-futbollistit, ajo që i jep optimizëm është fakti se Elbasani nuk u ndje në asnjë moment inferior ndaj kundërshtarit dhe krijoi disa raste të pastra për shënim. “Më pëlqeu mënyra se si skuadra e interpretoi ndeshjen. Elbasani nuk u mbyll në mbrojtje, por kërkoi vazhdimisht portën kundërshtare dhe krijoi raste për të fituar. Kjo do të thotë se skuadra ka cilësi dhe nuk duhet të ketë frikë në ndeshjen e kthimit. Kur arrin të krijosh kaq shumë raste ndaj një ekipi me eksperiencë europiane, do të thotë se ke mundësi reale për të pretenduar kualifikimin.”
MERKATO – Dalipi ndalet më pas edhe te merkatoja e zhvilluar nga drejtuesit, duke vlerësuar afrimet e bëra deri tani, por duke theksuar se skuadra mund të ketë ende nevojë për disa përforcime të tjera. “Merkato deri tani ka qenë e mirë dhe janë afruar lojtarë që mund t’i shërbejnë skuadrës. Megjithatë, shoh që ka ende nevojë për ndërhyrje që të përballohet kampionati. Më shumë shoh nevojë në repartin e sulmit dhe mesit të dushës, ndonjë mbrojtës shtatlartë, duke parë karakteristikat edhe të atyre që u larguan në këtë repart. Por, besoj se në klub e kanë menduar që do të bëjnë afrime të tjera në të gjitha repartet. Nëse afrimet e tjera do të ndodhin, do të jetë sigurisht në rangun e ekipeve pretendente, sepse edhe ekipet e tjera janë fuqizuar.”
SEZONI – Në fund, Dalipi shprehet se pavarësisht rezultatit që do të vijë në Europë, Elbasani ka krijuar bazat për të zhvilluar një tjetër sezon pozitiv edhe në kampionatin shqiptar. “Mendoj se ky grup ka cilësi dhe me disa përforcime të tjera mund të jetë sërish mes skuadrave pretendente. Sezoni i kaluar nuk ishte rastësi dhe klubi po tregon vazhdimësi në mënyrën se si po ndërtohet.
Nëse ruhet ky ritëm pune dhe grupi fi ton edhe më shumë harmoni, Elbasani do të jetë një kundërshtar i fortë për çdo skuadër edhe në Superiore.” Ndërkohë, verdheblutë u nisën drejt Azerbajxhanit, ku zhvilluan edhe seancën e fundit stërvitore përpara sfi dës vendimtare. Ndeshja e kthimit ndaj BATE Borisov do të luhet të enjten, në orën 19:00, ndërsa një fi tore do t’i siguronte Elbasanit një kualifi kim historik në raundin e dytë të Conference League.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













