Fitore historike, Brdariç nuk përmbahet: Me Vllazninë e dinim që në fillim se…
Trajneri Tomas Brdariç foli pas fitores historike të Malishevës ndaj Vllaznisë. Nënkampionët e Kosovës fituan 5 me 0 duke siguruar kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Brdariç nuk u përmbajt me festën. Një moment që do të mbahet mend gjatë te Malisheva.
“Ne kemi punuar shumë që të kalonim këtë raund. E dinim përpara që do ishte shumë e vështirë të luanim kundër Vllaznisë. Jam shumë krenar për djemtë e mi dhe sa sakrificë bëmë. Performancë në maksimum ishte 100%. Nuk mund të them asgjë tjetër. Jam shumë falenderues për djemtë e mi.
Fillimisht do festojmë sot që kaluam raundin. Nga nesër do mendoj për Hibernian.
Çfarë presidenti, njerëzit dhe anëtarët ndërtuan në 10 vitet e fundit është e mrekullueshme. Kur më kërkuan që të vi këtu, u ndeza direkt. Të zhvilloj këtë skuadër në një nivel tjetër, e vlerësoj që m’u krijua mundësia. Si një trajner jam falenderues që drejtoj këtë skuadër të mrekullueshme”, u shpreh Brdariç për “RTK”.
PANORAMASPORT.AL













