Postuar: Korrik 15, 2026 | 19:09
Transferimi u bë i kryer, risia e Kombëtares që la Italinë mbetet në “ajër”
Nuk ka marrëveshje për transferimin e Luis Hasës nga Napoli te Frosinone. Gazetari Nikolo Skira raporton se bisedimet kanë ngecur.

22-vjeçari është rikthyer te Napoli pas huazimit të suksesshëm te Karrareze në Serinë B. Mesfushori nuk ka hapësira në projektin e trajnerit Alegri, ndaj edhe duhet të gjejë skuadër.
Fakt është se kontrata e tij vlen deri në vitin 2029. Ndaj dhe Napoli që e bleu kartonin për 500 mijë euro nga Leçe, po shikon që të përfitojë.
Hasa vendosi këtë vit që të hiqte përfundimisht dorë nga Italia. Nga muaji qershor u vendos nën urdhrat e trajnerit Maran te Kombëtarja.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













