Postuar: Korrik 15, 2026 | 18:56
Ylli i Anglisë ulet në stol! Surprizë ndaj Argjentinës, Tuhel befason me ndryshimin e madh
Trajneri Tomas Tuhel ka vendosur të befasojë me formacionin e Anglisë ndaj Argjentinës. Surpriza më e madhe është Morgan Roxhers që do e nisë nga minuta e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Tuhel është parë gjatë Botërorit, që në krahun e djathtë, të preferojë rotacion mes Noni Madueke dhe Bukajo Saka. Këtë herë është
Ylli i Aston Vilës e ka nisur vetëm një herë si titullar në këtë Botëror. Dhe e ka bërë duke luajtur si numër 10.
Është sërish radha e 23-vjeçarit që të tregojë potencialin. Dhe pritshmëritë janë të larta për lojtarin më të vlerësuar të Aston Vilës.
Formacioni që pritet: Pikford, Konsa, Stons, Guei, O’Reili, Rajs, Anderson, Roxhers, Bellingam, Gordon, Kejn.
PANORAMASPORT.AL













