Dede zgjidh telashin që i krijoi Aleksi për kalimin e turit në Ligën e Kampioneve, publikohen formacionet e Egnatia-Petrokub
Egnatia luan sot në orën 21:00 duelin e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve ndaj Petrokub të Moldavisë në “Egnatia Arena”.

Skuadra rrogozhinase ka mbyllur me një barazim 1-1 sfidën e parë në transfertë dhe shpreson që në duelin e kthimit, përballë tifozëve të vet, të arrijë të bëjë realitet një kualifikim që do të ishte historik për të, meqë nuk ia ka dalë të kalojë turin në edicionet e mëparshme ku ka marrë pjesë në këtë turne.
Trajneri Nevil Dede duhej të zgjidhtë në të sfidë çështjen e vendit të lënë bosh nga Aleksi për shkak të pezullimit të mesfushorit pas kartonit të kuq që mori në sfidën e parë. Ai ka hedhur në lojë nga minuta e parë Loukilin në vend të kapitenit. Ndryshimi tjetër në rreshtim është aktivizimi i Albaneze në vend të Grudës nga minuta e parë.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Jago, Kryeziu, Fernando, Loukili, Albaneze, Bakajoko.
Trajner: Nevil Dede
PETROKUB: Avram, Xhu, Jardan, Kukosh, Maskari, Pushkash, S. Platika, Iosipol, Rotaru, Popesku, M. Platika.
Trajner: Shota Mahkraradze

PANORAMASPORT.AL













