Trampolina për të kapur kombëtaren, kariera e Skalonit ka nisur nga Anglia
Skaloni ka arsye personale për ta besuar se ndeshja kundër Anglisë është thjesht një 90 minutësh futbolli, por edhe një histori që e lidh atë me ishullorët vend në një mënyrë që shkon përtej sportit. Njëzet vjet më parë, ishte pikërisht Anglia që hapi derën për të vetmin Botëror të karrierës së tij si lojtar.

Në ditën e fundit të tregut të transferimeve të janarit 2006, “Gringo” nënshkroi me Uest Ham, paketoi valixhet pa ditur anglisht dhe kaloi Atlantikun sepse Hose Pekerman i kishte dërguar një mesazh të qartë: duhet të luash Skaloni kishte humbur terren me Deportivo La Korunjën nën urdhrat e Hoakuin Kaparros dhe thirrja në Kupën e Botës po largohej.
Sinjali nga kombëtarja ishte i drejtpërdrejtë, pa minuta, s’ka listë. Mbrojtësi i atëhershëm nënshkroi me Uest Ham më 31 janar 2006 dhe në vetëm pak muaj ai grumbulloi 17 ndeshje, të mjaftueshme që Pekerman ta përfshinte atë në skuadrën që udhëtoi në tokat gjermane. Një ëndërr e përmbushur falë një vendimi të marrë në momentin e fundit të disponueshëm. Por historia me Anglinë nuk mbaron me kaq.
Në finalen e “FA Cup” 2006, Skaloni bëri një gabim të vrazhdë që çoi në një gol të Liverpulit. Ndeshja përfundoi në barazim, u përcaktua me penallti dhe skuadra londineze humbi titullin. Pasojat erdhën më vonë. Mbrojtësi nuk mund të vazhdonte në klubin anglez dhe duhej të kërkonte një destinacion të ri. E vetmja Kupë Bote që ai luajti si futbollist ishte falë asaj kohe në Uest Ham.
Dhe tani, si trajner i Kampionëve të Botës, ai e çoi Argjentinën në një gjysmëfi nale pikërisht kundër anglezëve. Ai mund ta quajë të qetë dhe thjesht një histori rozë për të, por djali i Maradonës, Diego Jr. mendon krejt ndyshe. Djali i legjendës doli për të kundërshtuar trajnerin e Kombëtares argjentinase dhe ishte i drejtpërdrejtë.
“Babai im nuk do ta shihte atë si një lojë normale, por shumë, si një lojë tjetër. Për të gjithë argjentinasit dhe maradonianët do të jetë një datë, ku do të jepet gjithçka për Malvinet dhe të gjithë vëllezërit tanë që vdiqën atje dhe më pas, ajo që ndodhi me babain në ‘86 të vijë në mendje”. Diego Jr. ishte i qartë për peshën historike që ka kjo përplasje për çdo argjentinas.
“Babai im fi toi një ndeshje historike dhe që atëherë asgjë nuk është normale kundër Anglisë. Nuk do të jetë kurrë një ndeshje normale” ka përfunuar Diego Armando Maradona Junior.
PANORAMASPORT.AL













