VIDEO/ Përmbysje kampionësh! Argjentina e Mesit “tregon dhëmbët” ndaj Anglisë dhe rrëmben me “dhunë” biletën për në finalen e madhe të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 0:13

VIDEO/ Përmbysje kampionësh! Argjentina e Mesit “tregon dhëmbët” ndaj Anglisë dhe rrëmben me “dhunë” biletën për në finalen e madhe të Botërorit

Argjentina do të ketë mundësinë të mbrojë titullin e saj të Kupës së Botës, pasi siguroi kualifikimin në finalen e së dielës duke mposhtur Anglinë me rezultatin 2-1, falë një përmbysjeje spektakolare në minutat e fundit. Me këtë fitore, Argjentina ruajti edhe rekordin e saj perfekt, duke u kualifikuar në finalen e gjashtë të Kupës së Botës ku ka marrë pjesë historikisht.

bandicam 2026-07-15 23-05-10-826

Anglia nuk arriti të reagojë dhe u eliminua me zhgënjim në prag të finales për herën e tretë që nga fitimi i fundit i Kupës së Botës. Tani anglezët do të përballen me Francën në Majemi, në vend që të siguronin finalen e tretë në një turne madhor gjatë pesë viteve të fundit.

Ndërkohë, trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, do të synojë të bëhet vetëm trajneri i dytë në histori që fiton më shumë se një Kupë Bote, në finalen e madhe që do të zhvillohet në Nju Jork. Ajo do të jetë përballja e parë mes Argjentinës dhe Spanjës në këtë kompeticion që nga viti 1966.

WhatsApp Image 2026-07-15 at 23.09.05

STATISTIKAT SIPAS “SOFA SCORE” 

FT ANGLI  – ARGJENTINË 1-2

Gordon 55′  / Enzo Fernandez 86′ , Lautaro Martinez 90+2′ 

KOMENTI LIVE:

Mbyllet supersfida! 

90+2′ GOOOOOL ARGJENTINA 1-2/ Përmbysje e çmendur, Lautaro Martinez shënon golin e dytë për kombëtaren e Skalonit. Festë e çmendur për kampionët e botës. (VIDEO) 

90′ Akordohen 9 minuta shtesë.

86′ GOOOOL ARGJENTINA 1-1/ Rikthehet baraspesha, Enzo Fernandez realizon një gol fantastik me një gjuajtje potente nga jashtë zonës. (VIDEO) 

85′ Enzo Fernandez provon me një gjuajtje nga distanca, Pikford grushton topin në këndore.

82′ Dy zëvendësime tek Anglia, largohen Rajs dhe Xhejms, në fushë, O’Rajlli dhe Dan Bërn.

81′ Zëvendësim te Argjentina, largohet Tagliafiko, vendin e tij e merr Lautaro Martinez.

75′ Pranë golit Argjentina, shtylla i mohon barazimit Mek Alisterit. (VIDEO) 

73′ Tre zëvendësime te Argjentina. Largohen Simeone, Molina dhe Lisandro Martinez, në fushë De Paul, Montel dhe Otamendi.

72′ Tuhel kryen zëvendësimin e parë, largohet Gordon në fushë Konsa.

69′ Pikford bën heroin dhe i mohon një gol të sigurt me kokë Niko Gonzalezit. Drithërima në portën e  “3 Luanëve”. (VIDEO)

64′ Zëvendësim tek Argjentina, largohet Paredes, në fushë Niko Gonzales.

55′ GOOOOL ANGLIA 1-0/ Zhbllokohet supersfida! Kundërsulm i frikshëm i “3 Luanëve”, shënon Gordon. (VIDEO) 

51′ Romero është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për faull ndaj Bellingham.

47′ Pranë golit Argjentina me Alvarez, gjuajtja e tij ndalet nga Pikford. Regjistrohet gjuajtja e parë në kuadrat. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Lisandro Martinez është i ndëshkuari i dytë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Roxhers.

38′ Pranë golit Argjentina me Enzo Fernandez, tentativa e tij shkon gjitur me traversën e Pikford. (VIDEO) 

37′ Sa shumë tension, Anderson ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Mesit. Spektakolar ylli argjentinas. (VIDEO) 

33′ Pranë golit Anglia me Stons, që provon me kokë pas harkimit të Rajs, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

25′ Ende asnjë tentativë drejt portave respektive.

10′ Sa shumë faulle në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

3′ Dueli ka nisur me një luftë të ashpër sportive, ku argjentinasit duken tepër agresivë.

1′ Starton supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLI – ARGJENTINË

Screenshot 2026-07-15 193634

PANORAMASPORT.AL