Rekordi i “pamundur” i Kafu, Leo Mesi do të bëhet futbollisti i dytë në histori që…
Lionel Mesi është vetëm një ndeshje larg një tjetër kapitulli historik në karrierën e tij. Me kualifikimin e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, kapiteni i “Albicelestëve” do të luajë finalen e tretë të Botërorit, duke u bërë vetëm futbollisti i dytë në histori që e arrin këtë si titullar, pas legjendës braziliane Kafu.

Kampionët në fuqi të botës siguruan një tjetër finale radhazi dhe tani do të përballen me Spanjën në luftën për trofeun. Mesi është tani pranë barazimit të një rekordi që ka mbijetuar për më shumë se dy dekada.
Të dielën, përballë Spanjës, do të vendoset jo vetëm kampioni i ri i botës, por edhe një tjetër kapitull i historisë së futbollit. Çfarëdo që të ndodhë në finale, Lionel Mesi tashmë e ka gdhendur emrin e tij mes legjendave më të mëdha që ka njohur ndonjëherë ky sport.
PANORAMASPORT.AL













