Nga rekordi i Mesit te finalja historike Spanjë-Argjentinë! Sa shumë emocione dhe spektakël
Argjentina siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026 pas një fitoreje dramatike ndaj Anglisë, duke vazhduar rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit. Për Anglinë, kjo ishte humbja e tretë radhazi në një gjysmëfinale të Kupës së Botës, pas eliminimeve në vitet 1990 dhe 2018, duke shtuar një tjetër kapitull të dhimbshëm në historinë e saj.

Finalja e këtij edicioni do të sjellë një duel historik mes Spanjës dhe Argjentinës. Kjo do të jetë hera e parë që kampionët në fuqi të Evropës dhe fituesit në fuqi të Kupës së Amerikës përballen në një finale të Kupës së Botës.
Lionel Mesi vazhdoi të shkruajë histori edhe në këtë ndeshje me dy asistime vendimtare. Ai tashmë numëron 12 asistime në fazat finale të Kupës së Botës, një rekord i ri historik. Plot 10 prej tyre kanë ardhur në fazën me eliminim direkt, duke konfirmuar ndikimin e tij në ndeshjet më të rëndësishme. Tashmë të gjitha sytë janë te finalja, ku Argjentina dhe Spanja do të luftojnë për trofeun më prestigjioz të futbollit botëror.
PANORAMASPORT.AL













