Njeriu më i diskutuar në Angli pas humbjes me Argjentinën, Tuhel: Asnjë keqardhje, e di që ka miliona trajnerë që i dinë gjërat më mirë pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 0:19

Njeriu më i diskutuar në Angli pas humbjes me Argjentinën, Tuhel: Asnjë keqardhje, e di që ka miliona trajnerë që i dinë gjërat më mirë pas ndeshjes

Trajneri Tomas Tuhel ka qenë padyshim personi më i komentuar pas humbjes përballë Argjentinës të Anglisë së tij e cila po fitonte 1-0 dhe e pa veten të përmbysej me shifrat 3-1 në fund. Gjermani ka qenë në epiqendër të kritikave për zgjedhjet e tij, pasi ktheu ekipin mbrapa ame mbrojtjen me 5. Por pas sfidës, ai komentoi se nuk kishte asnjë peng nga ndeshja.

asdsdadsadsdsasad

“Nuk mundëm ta kthenim mbajtjen e topit dhe më pas pësuam kaq shumë krosime, raste dhe gjuajtje Ishim afër, por nuk mundëm ta mbanim nivelin e lartë pasi shënuam.

Zëvendësimet? Bëra edhe zëvendësime në sulm në ndeshjet e fundit, thjesht u përpoqëm t’i ndihmonim lojtarët. Ne pësuam një rast menjëherë dhe vendosëm të përdornim pesë mbrojtës sepse hapësirat ishin shumë të mëdha.

Ata fituan çdo goditje me kokë, vazhduan të krosonin pa fund kështu që ne përdorëm pesë mbrojtës për të mbyllur boshllëqet brenda dhe për të qenë të fortë në ajër. Menjëherë pas golit tonë, pa asnjë zëvendësim, pësuam shumë krosime dhe shumë raste, kështu që u përpoqëm të ndihmonim.

Sigurisht, përgjegjësia është e trajnerit dhe nëse nuk shkon mirë, është e lehtë të thuash se ishte gabim.

Goli i dytë? Nuk ndihmon nëse nuk mund ta marrësh topin. Nuk mundëm të dilnim. Sigurisht që donim të shënonim golin e dytë, por nuk kisha ndjesinë se zëvendësimet në sulm do të ndihmonin. Ne qëndruam në formacionin tonë 4-4-2, por u bëmë pasivë, gjithnjë e më pasivë. Nuk mund të fitonim asnjë top, nuk mund ta mbanim topin, kështu që mendova se nuk ishte një problem strukturor, nuk ndryshuam asgjë. Por ndeshja ndryshoi plotësisht.

Nuk është problem, mund t’i kuptoj këto diskutime dhe ka miliona trajnerë pas ndeshjes që e dinë më mirë. Mund ta diskutoni këtë me një milion trajnerë por unë duhet të marr një vendim në fushë.

E analizova ndeshjen dhe e bëra në një mënyrë të caktuar, kështu që kjo është përgjegjësia ime. Në këtë moment, nuk kam keqardhje. Ekipi dha gjithçka dhe ishim shumë, shumë afër. Ne e merituam të ishim 1-0.

Luajtëm një nga ndeshjet tona më të mira, ndoshta ndeshja jonë më e mirë në ato rrethana. Ekipi ishte i shkëlqyer, nuk mundëm ta kalonim vijën e finishit, por nuk kemi keqardhje.

Mendoj se e pamë mentalitetin gjatë gjithë ndeshjes dhe grupin e fortë. I luajtëm ndeshjet ashtu siç ishin, luajtëm kundër ekipeve të forta në grup, udhëtuam shumë kilometra, luajtëm në lartësi, luajtëm me 10 lojtarë, luajtëm në vapë dhe kapërcyem çdo pengesë.

Ishim shumë afër sot. Nuk është momenti për të analizuar të gjithë turneun, thjesht dolëm sepse humbëm një ndeshje vendimtare”, ishin fjalët e Tuhel për BBC pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL