Një kualifikim që mungonte prej shumë vitesh, Egnatia lë pas Tiranën dhe vendos rekord në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2026 | 23:55

Një kualifikim që mungonte prej shumë vitesh, Egnatia lë pas Tiranën dhe vendos rekord në Champions

Skuadra e Egnatias është kualifikuar sot për herë të parë në historinë e saj në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Një arritje për të dhe për futbollin shqiptar të cilit i mungonte kalimi i turit në këtë turne që nga edicioni 2020-2021, kur Tirana eliminonte Dinamo Tbilisin.

Egnatia champions

Rrogozhinasit bëhen kështu skuadra e 7 shqiptare që arrin të kalojë një tur në Ligën e Kampioneve pasi më parë këtë e kanë bërë edhe Tirana, Vllaznia, Dinamo. Skënderbeu, Partizani dhe Kukësi. Por rrogozhinasit e bënë këtë duke vendosur një rekord të ri.

Skuadra e Dedes u bë e para e cila fiton me 6 gola të shënuar në një ndeshje në këtë turne, duke regjistruar fitoren më të thellë falë shifrave 6-1. Më përpara ishte Tirana ajo që mbante rekordin me suksesin 5-0 ndaj Sliema Uondererers të Maltës në sezonin 1989-1990.

Suksesi i sotëm përballë Petrokub ishte i treti i Egnatias në Ligën e Kampioneve në historinë e saj në këtë turne, duke iu bashkuar Vllaznisë në të njëjtin numër ndeshjesh të fituara në vendin e tretë në renditjen e të gjitha kohëve për klubet shqiptare. Vetëm Tirana me 8 fitore dhe Skënderbeu me 6 kanë bërë më mirë se rrogozhinasit.

PANORAMASPORT.AL