Postuar: Korrik 16, 2026 | 0:36
Spanja favorite ndaj Argjentinës, kompanitë e basteve publikojnë kuotat e finales së madhe të Botërorit
Finalja e madhe e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të jetë një duel i vërtetë titanësh. Kuotat e basteve favorizojnë lehtë Spanjën, me fitoren e iberikëve të vlerësuar me 2.25, ndërsa triumfi i Argjentinës kuotohet me 3.60.

Edhe barazimi pas 90 minutave konsiderohet një mundësi reale, me kuotën 3.00, çka tregon pritshmëri për një përballje shumë të rivalizuar. Tashmë mbetet të shihet nëse Spanja do të justifikojë rolin e lehtë të favoritit, apo Argjentina do të konfirmojë edhe një herë statusin e kampiones së botës. Kuota që Spanja të ngrejë trofeun është 1.61, ndërsa rikonfirmimi i Argjentinës kuotohet 2.3.

PANORAMASPORT.AL













