Mesi është unik, i merr edhe vendin e parë Mbape në garën për “Këpucën e Artë” të Botërorit
Lionel Mesi nuk gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjes mes Argjentinës dhe Anglisë, por dy asistent e tij ishin vendimtare si për të siguruar finalen, ashtu edhe për garën për “Këpucën e Artë” të Botërorit 2026.

Ai çoi në katër numrin e asisteve në këtë Botëror e kësisoj, ia mori vendin e parë në renditjen e përkohshme Kilian Mbape, me të cilin ndan të njëjtin numër golash të shënuar në këtë edicion, 8. Kjo, pasi francezi ka vetëm 3 asiste deri tani dhe në rast barazimi golash, janë asistet ata që merren si faktor vendimtar.
Duke pasur parasysh se përveç finales Spanjë-Argjentinë do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë, Francë-Angli, të dy kanë mundësi të përmirësojnë bilancin aktual. Emra të tjerë që mund të ndikojnë në garën për “Këupicën e Artë” janë edhe Bellingam (6 gola, 1 asist), Kejn (6 gola, 1 asist), Dembele (5 gola, 2 asist) dhe Ojarzabal (5 gola, 1 asist). Erling Haland me 7 gola nuk ka mundësi të përmirësojë bilancin e tij.
PANORAMASPORT.AL













