Interi falënderon Lautaro Martinez, e bëri klubin e vetëm me serinë rekord në finalet e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 0:58

Interi falënderon Lautaro Martinez, e bëri klubin e vetëm me serinë rekord në finalet e Botërorit

Goli i Lautaro Martinez ka lumturuar Argjentinën dhe tifozët e saj, pasi siguroi fitoren 2-1 ndaj Anglisë dhe praninë në finalen e Botërorit. Por bashkë me të ka festuar edhe Interi, për faktin se e ka kapiten, por edhe sepse Lautaro Martinez i siguroi vazhdimësinë e një rekordi të finaleve të Botërorit që tashmë i përket vetëm zikaltërve

lautaro

Që nga edicioni i vitit 1982, rezulton se Interi ka dërguar gjithmonë të paktën një futbollist në finalen e Kupës së Botës, me këtë që do të jetë edicioni i 12 radhazi. Deri në këtë edicion, zikaltrit e ndanin rekordin me Bajern Mynih, por eliminimi i Anglisë ku luan Herri Kejn, bën që tashmë rekordi të jetë unik për Interin.

INTERISTËT NË FINALE

2026: Lautaro Martinez (Argjentina)

2022: Lautaro Martinez (Argjentina)

2018: Ivan Perishiç, Marcelo Brozoviç (Kroaci)

2014: Rodrigo Palacio (Argjentinë)

2010: Uesli Shnajder (Holandë)

2006: Marko Materaci (Itali)

2002: Ronaldo (Brazil)

1998: Ronaldo (Brazil), Juri Zhorkaef (Francë)

1994: Nikola Berti (Itali)

1990: Andreas Brehme, Lotar Mateus, Jurgen Klinsman (RFGJ)

1986: Karl-Hainc Rumenige (RFGJ)

1982: Xhuzepe Bergomi, Gabriele Oriali, Alesandro Altobeli (Itali)

PANORAMASPORT.AL