VIDEO/ Zbuloi shënimet e penalltisë së portierit të Anglisë në shishen e ujit, mos e humbisni reagimin epik të Mesit
Në mes të festimeve të Argjentinës për sigurimin e një vendi në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026, Lionel Mesi gjeti diçka që ia largoi plotësisht mendjen nga loja.

Në një video që është shfaqur në rrjetet sociale, Mesi dhe pjesa tjetër e lojtarëve të Argjentinës mund të shihen të zhytur në leximin e shënimeve të penalltive që ishin ngjitur në shishen e ujit të portierit të Anglisë, Xhordan Pikford, pas përfundimit të gjysmëfinales.
Ndërsa ngjitja e shënimeve të tilla në shishen e ujit është një praktikë e zakonshme, “Pleshti” u intrigua të shihte se sa të thella ishin përgatitjet e Anglisë.
Ishte Niko Gonzalez ai që ia mbajti shishen Leosm ndërsa kapiteni i Argjentinës përpiqej të lexonte shënimet e penalltive. Për 39-vjeçarin, shënimet sugjeronin që Pikford duhet të shkonte majtas dhe të hidhej djathtas. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













