Postuar: Korrik 16, 2026 | 10:03
VIDEO/ Broja shpërdoron shansin e madh që i jep trajneri i ri, humb penallti në testin e fundit amerikan
Fati nuk ka qenë me sulmuesin e Kombëtares shqiptare mbrëmë. Armando Broja ka humbur penallti në miqësoren e Bërnlit kundër Real Salt Lake.

Ishte vetë 24-vjeçari ai i cili e fitoi 11-metërshin në minutën e 5, por gaboi në ekzekutimin para portës pasi Rafael Kabral bëri një pritje shumë të mirë. (VIDEO)
Trajneri i dha mundësinë Brojës për të treguar veten deri në minutën e 67′ ndërsa më pas u zëvendësua nga Sone. Në fund miqësorja u mbyll me shifrat 4-1 për skuadrën amerikane.
PANORAMASPORT.AL













