Blutë kërkojnë përmbysjen e madhe, si kuotohen skuadrat në ndeshjen Astana-Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 11:37

Blutë kërkojnë përmbysjen e madhe, si kuotohen skuadrat në ndeshjen Astana-Dinamo

Dinamo është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

dinaaam

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të përballet në transfertë me Astanën, në ndeshjen e kthimit të turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pas humbjes minimale 1-0 në sfidën e parë të zhvilluar në Tiranë, blutë udhëtojnë drejt Kazakistanit me objektivin për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar një vend në raundin e dytë. Edhe pse doli me humbje nga ndeshja e parë, Dinamo la përshtypje pozitive në shumë momente të takimit dhe rezultati minimal bën që llogaritë e kualifikimit të mbeten plotësisht të hapura.

KUOTAT- Sipas kompanive ndërkombëtare të basteve, Astana konsiderohet favorite për të fituar edhe ndeshjen e kthimit. Faktori fushë, eksperienca në arenën europiane dhe fitorja në takimin e parë kanë bërë që skuadra kazake të ketë koeficientet më të ulëta për sukses. Fitorja e Astanës kuotohet mesatarisht rreth 1.30-1.70, ndërsa barazimi vlerësohet me kuota pranë 3.80-4.00. Një fitore e Dinamos në Kazakistan kuotohet rreth 6.00-8.00, çka tregon se bastet e shohin ekipin shqiptar si jo favorit. Megjithatë, diferenca prej vetëm një goli lë gjithçka të hapur. Një gol i shpejtë i Dinamos do të ndryshonte plotësisht rrjedhën e ndeshjes dhe do ta vendoste Astanën nën presion. Pikërisht për këtë arsye, sfida e kthimit pritet të jetë një duel i luftuar deri në minutën e fundit, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë një biletë për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL