I ulur në fushë dhe me grushtin lart, zbulohet arsyeja pse Pedro Porro festoi ashtu golin kundër Francës
I ulur në bar, me këmbët e kryqëzuara, një buzëqeshje të paharrueshme dhe me grushtin lart. Ky veprim i Pedro Porros është bërë viral pasi shënoi golin kundër Francës në gjysmëfinalen e Botërorit 2026.
Lojtari i më i mirë i ndeshjes kundër Francës ka shpjeguar festimin e tij teksa shprehet se ai dedikon djalit 10-muajsh që nuk mund të ishte në stadium.
“Djali im nuk mundi të vinte sepse është i sëmurë me ethe. Ishte një përzierje emocionesh, sepse nuk mundi të ishte këtu dhe pastaj babai i tij shënoi një gol. Të jem në gjendje t’ia dedikoj atij…” tha ai në zonën e përzier, duke mbajtur trofeun MVP.
Për të, ishte ai gjest, sepse ky është gjesti që bën ‘miniPedro’ kur e pyesin se si i feston babai golat. Ai ngre grushtin, ashtu siç po bën e gjithë Spanja.
PANORAMASPORT.AL













