VIDEO/ Pamjet që nuk u panë në TV, zbulohet arsyeja pse Bellingam e goditi me shuplakë lojtarin e Argjentinës
Mbrojtësi i Argjentinës, Valentin Barko nuk mori asnjë minutë kundër Anglisë, por padyshim u bë protagonist në fushë.

Ai u godit nga Xhud Bellingam në pjesën e pasme të kokës, teksa po festonte me shokët e skuadrës kalimin në finale. Menjëherë nisën polemikat se cilat ishin arsyet që e dërguan yllin e Anglisë të vepronte kështu. Por ditën e sotme pamje të reja kanë dalë në rrjetet sociale, ku shihet Barko që provokon futbollistët anglezë.
Pasi Enco Fernandez shënoi golin e barazimit, mbrojtësi argjentinas është futur në fushë duke u tallur me lojtarët dhe Bellingam nuk e ka harruar këtë episod duke u “hakmarrë” në fundin e sfidës. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
VIDEO/ Bellinghamin e tradhtojnë nervat, godet me shuplakë pas ndeshjes futbollistin e Argjentinës













