Nuk arrihet marrëveshja në Azerbajxhan, Vokli Laroshi mbetet “okazioni” i merkatos
Bisedimet ishin intensive dhe për disa ditë pista e Azerbajxhanit u duk pranë konkretizimit, por në fund marrëveshja nuk u arrit. Vokli Laroshi nuk do ta vazhdojë karrierën në kampionatin azer dhe tashmë rikthehet në qendër të merkatos si një nga portierët e lirë më interesantë në qarkullim.

Pas mbylljes së bashkëpunimit me Gjilanin, gardiani ka tërhequr menjëherë vëmendjen e disa klubeve. Interesi nuk ka munguar asnjëherë, ndërsa dështimi i negociatave në Azerbajxhan ka bërë që emri i tij të rikthehet në tavolinën e shumë drejtuesve sportivë që janë në kërkim të një portieri. Në javët e fundit për Laroshin janë interesuar klube nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa pista e Azerbajxhanit ishte më konkretja. Megjithatë, palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për kushtet e kontratës dhe transferimi nuk u realizua. Kjo do të thotë se portieri mbetet i lirë të negociojë me çdo skuadër që shfaq interes.
“OKAZION” NË MERKATO – Në tregun e transferimeve nuk është e zakonshme të gjesh një portier që kombinon moshën, eksperiencën dhe statusin e lojtarit të lirë. Pikërisht kjo e bën Laroshin një mundësi tërheqëse për klubet që synojnë të përforcojnë repartin e portës pa paguar karton. Muajin e ardhshëm ai mbush 25 vjeç, një moshë që për portierët konsiderohet fi llimi i periudhës më të rëndësishme të karrierës. Në këtë fazë, shumë gardianë arrijnë pjekurinë sportive, ndërsa ruajnë ende potencial për zhvillim. Me një gjatësi prej 190 centimetrash, Laroshi ka gjithashtu profi lin fi zik që kërkohet në futbollin modern për këtë pozicion.
EKSPERIENCA – Formimin e ka marrë në akademinë e Shkëndijës, ndërsa më pas ka qenë pjesë e Turbinës, Partizanit, Llapit dhe Gjilanit. Gjatë këtyre viteve ka fi tuar eksperiencë në kampionate të ndryshme dhe ka qenë pjesë e skuadrave që kanë luftuar për objektiva të rëndësishëm. Në Superligën e Kosovës numëron rreth 40 paraqitje, ndërsa ka luajtur edhe në kualifi kueset e Ligës së Konferencës. Në të kaluarën ka qenë pjesë e përfaqësueses U-21, duke konfi rmuar vazhdimësinë e tij edhe në arenën ndërkombëtare.
E ARDHMJA – Edhe pse pista e Azerbajxhanit ka rënë, merkatoja e Laroshit mbetet plotësisht e hapur. Kontaktet me klubet vazhdojnë dhe burime pranë lojtarit bëjnë me dije se nuk përjashtohen zhvillime të reja në ditët në vijim. Interesi nga klubet shqiptare, kosovare dhe maqedonase mbetet aktiv, ndërsa në sfond vijojnë të monitorohen edhe mundësi në kampionate të tjera europiane. Deri në marrjen e një vendimi, Laroshi mbetet një nga portierët më tërheqës të merkatos së verës, si për profi lin që ofron, ashtu edhe për faktin se mund të transferohet pa kosto kartoni.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













