FOTO/ Nuk do ta imagjinonte askush! “Fëmijët e vegjël” të Barçës sfidojnë Mesin, kush do të triumfojë në finalen Spanjë-Argjentinë
Spanjë-Argjentinë është finalja e Botërorit 2026 ku të gjithë sytë e botës do të jenë aty. Një përballje midis yjesh, por edhe e kaluarës.
Në moshën 39-vjeçare, Lionel Mesi vazhdon të përformojë si në ditët e tij më të mira kur ishte lojtar i Barcelonës në Spanjë. Pasi fati donte që këto dy skuadra të përballeshin në finale së bashku, disa foto të kaluara janë bërë virale sot. Bëhet fjalë për takimin e parë të Mesit me disa fëmijë, që sot luajnë për kombëtaren e De la Fuentes.
Jo vetëm fotoja me Lamine Jamal, por edhe ajo me Pau Kubarsin, Dani Olmon, Gavin dhe portierin Joan Garsia po bëjnë xhiron e rrjetit.




Kush do ta kishte menduar që ata fëmijë do të sfidonin kampionin e Botës? Pritet të jetë sfida më e zjarrtë ndonjëherë, ku do të triumfojë skuadra që do ta meritojë më shumë.
PANORAMASPORT.AL













