“Bitrin e njoh shumë mirë”, Eljon Sota pas triumfit në Europë: Fitorja më e rëndësishme në historinë e Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 13:48

“Bitrin e njoh shumë mirë”, Eljon Sota pas triumfit në Europë: Fitorja më e rëndësishme në historinë e Egnatias

Mbrojtësi i Egnatias, Eljon Sota foli për fitoren kundër Petrokubit duke analizuar performancën e skuadrës.sooota

“Lëvizjet që bëj unë i kam punuar që para “Final Four” dhe nëse i keni parë ndeshjet e fundit, kemi pasur shumë rotacion. Në momentin që unë vendos që ta dal, gjithë ekipi duhet të bëjë rotacion ose në momentin që një lojtar tjetër bën një lëvizje për tek pozicioni im, unë duhet të marr pozicionin e tij. Kjo besoj është një nga fitoret më të rëndësishme në historinë e Egnatias, është kompeticioni më i rëndësishëm, me këtë fitore kemi minimalisht edhe 3 raunde të tjera për të luajtur, një hap më afër objektivit tonë dhe të klubit, është një fitore edhe për moralin tonë sepse kemi punuar shumë, rritet besimi, kemi pasur shumë ndryshime, lojtarët që kanë ardhur ndjehen më mirë pas kësaj fitore.

Sot kemi një nga ndeshjet tona më të mira dhe pikat e dobëta janë që fokusi nuk ishte 100 % si në rastin që pësuam gol, duhet ta analizonim më mirë duke e ditur që ishim dhe me një lojtar më pak në ato momente, nuk duhet të rrezikonim në ndeshjen e parë. Anët pozitive besoj që ka shumë duke parë edhe rezultatin. Duhet të korrigjojmë disa gjëra duke parë që Lukili kishte edhe ndeshjen e tij të parë, presingu nis nga sulmuesi, duhet të marrim masa më të forta unë dhe Haime që jemi në atë pozicion shpresoj që do ti rregullojmë, edhe pse me aq sa kuptova unë nga fusha nuk sollën ndonjë rrezik aq të madh.

Me Bitrin kam luajtur për gati 1 vit te Partizani, jam një nga lojtarët që e njoh më mirë. Ai është përshtatur me ne dhe ne me atë gjatë fazës përgatitore dhe këto dy ndeshje Bitri ka bërë shumë mirë”, u shpreh Sota për RTSH.

PANORAMASPORT.AL