Postuar: Korrik 16, 2026 | 15:19
Skënderbeu nuk ndalet, pranë firmës me mesfushorin e Parisit që luan me kombëtaren (VIDEO)
Ousmane Drame është opsion për Skënderbeun. Bardhekuqtë po kërkojnë të transferojnë lojtarin e Paris 13 Atletiko nga kategoria e tretë franceze.

Raportimi është i “Afrika Foot”, pikërisht më 9 korrik. Skënderbeu ka shprehur interesim dhe negociatat vazhdojnë.
25-vjeçari është nga Guinea, ndërsa një vit më parë luajti edhe për përfaqësuesen e vendit të tij. I gjatë 1.85 shikohet si përforcim në repartin e mesfushës.
Oferta e Skënderbeut është për kontratë 2-vjeçare. Drame është në Guinea për pushime. Po ashtu gjatë kësaj kohe është raportuar interes nga Algjeria për të.
PANORAMASPORT.AL













