Postuar: Korrik 16, 2026 | 16:11
Egnatia e frikshme në Europë, ekipi i Nevil Dedes përforcohet me 2 herë kampionin e vendit
Zamiq Alijev do të dalë sërish në stërvitje me Egnatian, pikërisht nesër. Mbrojtësi 25-vjeçar është rikthyer në vendin tonë, pasi ishte bllokuar në Azerbajxhan për shkak të shërbimit të detyruar ushtarak që nuk kishte bërë.

Nevil Dedes i shtohet një tjetër opsion për repartin difensiv. Alijev është me eksperiencë, pasi ka kontribuar në dy sezonet e kaluara tek Egnatia.
Rrogozhinasit po kalojnë momentin më të mirë në historinë e klubit. Dje kaluan turin e parë të Ligës së Kampioneve duke eliminuar Petrokubin.
Egnatia ka siguruar minimum 1,7 milionë euro nga ky sezon në Europë. Sa i përket tureve, minimumi është garantuar faza “play off” e Ligës së Konferencës.
PANORAMASPORT.AL













