Të gjithë sulmojnë FIFA-n për Argjentinën, i kërkojnë pezullime për finalen si të dy lojtarëve të Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 23:02

Të gjithë sulmojnë FIFA-n për Argjentinën, i kërkojnë pezullime për finalen si të dy lojtarëve të Spanjës

FIFA këtë herë e ka të pamundur të mbyllë sytë përballë shkeljeve të Argjentinës dhe po përballet me një sulm nga aktorë të ndryshëm sportiv e politik për tolerimin që iu bë argjentinasve pas fitores ndaj Anglisë.

dsdfsfdsfdsfdsfdsfdsfds

Lojtarët shpalosën një parullë “Malvinat janë argjentinase”, që i referohej Ishujve Falkland dhe kishte lidhje me konfliktin e armatosur ndaj Anglisë në vitet ’80. Një parullë plotësisht politike, e palejueshme, aq më tepër për faktin që bëhej fjalë për një territor të njohur ndërkombëtarisht se nuk është pjesë e Argjentinës.

Shumë prej lojtarëve të Argjentinës, përfshirë Romero, Lo Celso e Lisandro Martinez, e hapën atë parullë dhe kënduan koret për luftën rreth saj, në një shfaqje me nuanca qartësisht politike. Kjo ka sjellë reagime edhe nga qeveria britanike që ka kërkuar shpjegime pse u lejua një gjë e tillë.

Sipas “The Guardian”, zëdhënësi i Keir Starmer tha se kryeministri anglez ka kërkuar nga FIFA të hapë hetime. “Kupa e Botës mund të mos jetë e jona, por Ishujt Falkland padyshim që janë. Qëndrimi ynë është i pandryshuar. Vetëvendosja u takon banorëve të ishullit dhe angazhimi ynë ndaj Ishujve Falkland nuk do të lëkundet kurrë. Në përgjithësi, veprimi i mundshëm është një çështje e FIFA-s, por ka qenë një Kupë Bote fantastike dhe ne kemi thënë gjatë gjithë kohës se politika duhet të qëndrojë jashtë futbollit”.

Liberal-Demokratët anglezë kanë kërkuar që FIFA të përdorë të njëjtin standart që është përdorur në vitin 2024 nga UEFA kur dënoi lojtarët e Spanjës, duke kërkuar pezullime për finalen e të dielës, siç shpjegoi kreu i partisë, Ed Dejvi. “Në gusht 2024, Rodri dhe Alvaro Morata u pezulluan me të drejtë për një ndeshje për shkak se kënduan “Gjibraltari është Spanjë”. Tani lojtarët argjentinas që festuan me flamurin ‘Ishujt Falkland janë Argjentinë’ duhet të pezullohen nga finalja”.

Sot, një zëdhënës i FIFA-s tha se organi drejtues po “vlerësonte raportet e ndeshjeve” përpara se të vendoste nëse do ta ndëshkonte Argjentinën për incidentin. “Siç është procedura standarde, Komiteti i Pavarur Disiplinor i FIFA-s po vlerëson aktualisht raportet e ndeshjeve dhe po shqyrton rrethanat përkatëse përpara se të vendosë për hapat e mëtejshëm të mundshëm bazuar në Kodin Disiplinor të FIFA-s”.

FIFA në fakt qëndroi e heshtur derisa në këtë çështje u përfshi edhe vetë qeveria e Ishujve Falkland që kërkoi sanksione.

“Qeveria e Ishujve Falkland është e zhgënjyer – megjithëse për fat të keq jo e befasuar – që ekipi argjentinas i futbollit vendosi të njollosë rezultatin e gjysmëfinales së futbollit të Kupës së Botës të mbrëmjes së kaluar – një ndeshje që në asnjë rast nuk përfshinte Ishujt Falkland. Megjithatë, nuk është aspak lajm për askënd që populli i Ishujve ishte viktimë e një pushtimi agresiv në vitin 1982, i cili la shumë të traumatizuar. Prandaj, flamuri i shfaqur nga Argjentina mbrëmë ishte veçanërisht i pandjeshëm për shumë njerëz në Ishujt Falkland. Është politikë e deklaruar e Qeverisë së Ishujve Falkland që ne nuk dëshirojmë të shohim politikën të përfshihet në sport. As nuk dëshirojmë që Ishujt dhe populli i tyre të përdoren si një top futbolli politik në çdo bisedë rreth Anglisë dhe Argjentinës”, shkruhej në komunikatën e lëshuar nga qeveria e arqipelagut për të cilin kishte luftime në vitin 1982 mes dy vendeve.

PANORAMASPORT.AL