Elbasani ndjen shijen e parave të fituara si asnjëherë nga UEFA, por mbetet në varësi të klubeve të tjera të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 22:21

Elbasani ndjen shijen e parave të fituara si asnjëherë nga UEFA, por mbetet në varësi të klubeve të tjera të Superiores

Elbasani e ka mbyllur që në turin e parë eksperiencën si debutuese në kompeticionet europiane. Nënkampionët u eliminuan që në turin e parë të Ligës së Konferencës, duke i dhënë lamtumirën turneut pasi u mposhtën me penallti nga BATE Borisov.

elbasan

Megjithatë, për verdheblutë mbetet kënaqësia e pjesëmarrjes së parë, ashtu si edhe një bonus i rëndësishëm prej 325 mijë eurosh nga UEFA, që u rezervohet ekipeve të eliminuara që në këtë fazë të turneut.

Padyshim që Elbasani do të ketë objektiv kthimin në Europë, por edhe në vitin e ardhshëm, do të jetë padyshim në vazon e skuadrave më të dobëta në short nëse ia del të kualifikohet. Kjo pasi pjesëmarrja i ka siguruar vetëm koeficientin 1, që do të thotë se edhe në shortin e vitit të ardhshëm, Elbasani do të përfaqësohet me koeficientin e Superiores, që mbetet relativisht i ulët e nuk siguron mundësinë që të kesh një vazo më të mirë që në turin e parë.

PANORAMASPORT.AL