VIDEO/ Kualifikimi i pabesueshëm në Europë, Ilir Daja bën veprimin e veçantë te Dinamo pasi eliminoi Astanën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 20:27

VIDEO/ Kualifikimi i pabesueshëm në Europë, Ilir Daja bën veprimin e veçantë te Dinamo pasi eliminoi Astanën

Festa e Dinamos ishte e jashtëzakonshme në Kazakistan. Një moment i veçantë, pasi Dinamo duhet të përmbyste disavantazhin gjatë ndeshjes duke pasur parasysh që edhe në Shqipëri kishte humbur.

Screenshot 2026-07-16 202358

Ekipi i Ilir Dajës fitoi 1 me 4 pas shtesave në turin e parë të Ligës së Konferencës. Astana u dorëzua nga minuta e 50-të, ndërsa Dinamo me një lojtar më shumë u tregua superiore.

Dinamo u mbështet nga shumë shqiptarë që jetojnë në Kazakistan. Madje ksihte më shumë tifozë të Dinamos në transfertë se në ndeshjen e parë që u luajt në “Elbasan Arena”.

Trajneri Daja pati një dhuratë në fund duke gëzuar kështu një nga tifozët. Tashmë i gjithë fokusi kalon në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Momenti mes Ilir Dajës dhe tifozit: (VIDEO)

Festa e lojtarëve me tifozët: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL