LIVE BATE-ELBASANI/ Lojtarët nuk u besojnë syve, Hebaj humb një shans të artë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 20:02

LIVE BATE-ELBASANI/ Lojtarët nuk u besojnë syve, Hebaj humb një shans të artë (VIDEO)

Elbasani ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit me objektivin për të kërkuar kalimin e turit të parë të Ligës së Konferencës përballë BATE Borisov.

dfgfdgfdgfdgdfg

Ekipi bjellorus luan në fushë asnjanëse ndeshjet si pritës, për shkak të situatës së luftës dhe palët përballen sot në Azerbajxhan për duelin e kthimit, ku Elbasani do të tentojë të bëjë më mirë se barazimi 1-1 i ndeshjes në shtëpi.

Trajneri Gvozdenoviç ka hedhur në fushë një rreshtim ofensiv ku Tresa, Diallo, Hebaj dhe Nikaj e nisin së bashku nga minuta e parë.

LIVE BATE-ELBASANI 0-0

NGJARJET KRYESORE

73’ Jatskeviç ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Kasës.

63’ Hebaj provon të gjejë golin nga distanca, sfera shkoj jashtë jo shumë larg shtyllës së portës. (VIDEO)

59’ Puerto dhe Boshko i lënë vendin në fushë Jatskeviç dhe Rusaku në radhët e BATE.

52’ Nikaj merr fundoren në të majtën dhe lëshon një harkim në shtyllën e dytë për Hebajn, por ky i fundit nuk ia del të devijojë para portës. (VIDEO)

50’ Diallo nga e djathta arrin në fundore, pasimi i tij në qendër nuk shfrytëzohet nga shokët e ekipit.

48’ Harkime radhazi nga krahët të Elbasanit, që synon te gjejë në këtë mënyrë hapësira për të shënuar.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te ekipi bjellorus, ku Kaplenko i lë vendin Sakhonçik.

45′ Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

43’ Varaksa ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Lilës.

40’ Epito është i pakalueshëm teksa ndal Varaksa të nisur drejt portës. (VIDEO)

34’ Diallo ka mundësinë e artë për të shënuar por gjuajtja e tij pak hapa larg portës ndalet nga një prej mbrojtësve vendas. (VIDEO)

31’ Nikaj mundohet të hyjë në zonë në të majtën por krosimi i tij nga fundorja është tërësisht i gabuar.

25’ Pas goditjes nga këndi, Varaksa gjuan me kokë por Aleksovski shpëton katërkëndorin me ndërhyrjen e tij. (VIDEO)

24’ Varaksa gjen hapësirë dhe lëshon nga jashtë zonës një diagonale që devijohet në këndore. (VIDEO)

18’ Tresa gjuan nga jashtë zonës, pa gjetur portën e BATE.

17’ Neskaromni ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Diallo.

13’ Diallo jep shkëndijën e parë me një gjuajtje nga e djathta, sfera nuk gjen portën e Sokol. (VIDEO)

11’ Epito ndëshkohet me te verdhë për një faull në mesfushë.

9’ Elbasani krijon panik në zonën kundërshtare me një goditje nga këndi, por askush nuk përfiton.

3’ Angban gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen portën e Elbasanit.

1’ Nis ndeshja në Azerbajxhan.

FORMACIONET ZYRTARE

BATE: Sokol, Kres, Sakhuta, Rakhmanov, Boshko, Neskaromni, Angbon, Mikhniuk, Varaksa, Puerto, Koplenko.
Trajner: Vitali Rogozhkin

ELBASANI: Aleksovski, Lila, Epito, Lulaj, K. Kasa, Ibrahim, Barjamaj, Diallo, Tresa, Nikaj, Hebaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

sadsadsadsadsad

PANORAMASPORT.AL