Kompani ndryshon mendjen te Bajerni, Dejvis nuk është më i paprekshëm në Mynih

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 20:14

Kompani ndryshon mendjen te Bajerni, Dejvis nuk është më i paprekshëm në Mynih

Në shkurt të vitit 2025, Bajerni festoi zgjatjen e kontratës së Alfonso Dejvis deri në verën e vitit 2030 me një pagë shumë të lartë, sipas raportimeve.

DEJVIS

Rreth një vit e gjysmë më vonë, ky vendim duket se po rishikohet në Mynih. Dejvis ka humbur pikë te Kompani, veçanërisht pasi periudhat e gjata jashtë fushave për shkak të dëmtimeve kanë treguar se kampionët rekord të Gjermanisë mund të funksionojnë edhe pa kanadezin.

Për këtë arsye, një shitje e 25 vjeçarit gjatë kësaj vere nuk duhet të konsiderohet më si një temë tabu në Mynih. Megjithatë, gjetja e një blerësi nuk pritet të jetë e lehtë, duke marrë parasysh historinë e dëmtimeve të Dejvis në vitet e fundit dhe pagën e tij, e cila sipas Sport Bild vlerësohet nga 15 deri në 20 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL